Netanyahu takohet me Biden, bisedime për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin duhet

Korrik 25, 2024 - 21:50
 0
Netanyahu takohet me Biden, bisedime për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin duhet të përpiqet të avancojë negociatat për Gazën.

Benjamin Netanyahu tha se është i lumtur të punojë me presidentin amerikan Joe Biden në muajt e ardhshëm për t’i dhënë fund mandatit të këtij të fundit.

“Dua t’ju falënderoj për këto 50 vjet shërbim publik dhe mbështetje për shtetin e Izraelit dhe kam kënaqësinë të flas me ju sot dhe të punoj me ju në muajt e ardhshëm”, tha kryeministri i Izraelit pas mbërritjes së tij në Shtëpia e bardhë.

Një ditë pas fjalimit të tij në Kongresin Amerikan, Netanyahu doli nga një makinë me flamuj izraelitë dhe amerikanë përpara se të shoqërohej brenda pa iu drejtuar mediave të pranishme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.