Një efektiv i përfshirë, policia reagon për ngjarjen në Thumanë: Kushërinjtë sherr për pronat

Policia ka reaguar për ngjarjen në Thumanë, ku dy persona mbetën të plagosur, mes tyre një efektiv jashtë shërbimit. Sahit Sela dhe Adrian

Korrik 25, 2024 - 23:55
 0
Një efektiv i përfshirë, policia reagon për ngjarjen në Thumanë: Kushërinjtë sherr për pronat

Policia ka reaguar për ngjarjen në Thumanë, ku dy persona mbetën të plagosur, mes tyre një efektiv jashtë shërbimit.

Sahit Sela dhe Adrian Sela, kushërinj, u konfliktuan për motive pronësie dhe mbetën të dy të plagosur me armë zjarri.

“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit Sahit Sela, (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe Adrian Sela, kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.