Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni afrikan po rikthehet në pellgun e Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë . E Premte 26 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do […]

Korrik 26, 2024 - 08:25
 0
Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni afrikan po rikthehet në pellgun e Mesdheut ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë .

E Premte 26 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/33°C

– Zonat e ulëta      20/37°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 26 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë 27 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  dhe vranësira në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/35°C

– Zonat e ulëta     22/38°C

– Zonat bregdetare 22/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.