Harris: Izraeli duhet të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi me Gazën

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris u zotua të mos hesht për vuajtjet në Gaza në mes të luftës Izrael-Hamas, duke thënë se ajo

Korrik 26, 2024 - 08:40
 0
Harris: Izraeli duhet të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi me Gazën

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris u zotua të mos hesht për vuajtjet në Gaza në mes të luftës Izrael-Hamas, duke thënë se ajo i shprehu shqetësimin e saj serioz kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, ndërsa i tha atij se është koha për të nënshkruar një marrëveshje armëpushimi.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi. Ajo që ka ndodhur në Gaza gjatë nëntë muajve të fundit është shkatërruese,” u tha gazetarëve Harris, pas takimit të saj me Netanyahun në Uashington.

Duke përmendur detajet e armëpushimit të propozuar të mbështetur nga SHBA dhe marrëveshjes së pengjeve, Harris tha se “është koha që kjo luftë të përfundojë dhe të përfundojë në një mënyrë ku Izraeli të jetë i sigurt, të gjithë pengjet të lirohen, vuajtjet e palestinezëve në Gaza të marrin fund dhe populli palestinez mund të ushtrojë të drejtën e tij për liri, dinjitet dhe vetëvendosje”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.