Kush është Ismael “El Mayo” Zambada i arrestuar në Teksas së bashku me djalin e El Chapos

Për të kishte një shpërblim 15 milionë dollarësh, por tashmë bosi i madh dhe themeluesi i Kartelit të Sinaloas, Ismael “El Mayo” Zambada u arrestuan në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, së bashku me të u vu në pranga edhe djali i El Chapos, Joaquin Guzman Lopez. Zambada qëndronte në arrati prej dekadash […]

Korrik 26, 2024 - 08:55
 0
Kush është Ismael “El Mayo” Zambada i arrestuar në Teksas së bashku me djalin e El Chapos

Për të kishte një shpërblim 15 milionë dollarësh, por tashmë bosi i madh dhe themeluesi i Kartelit të Sinaloas, Ismael “El Mayo” Zambada u arrestuan në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, së bashku me të u vu në pranga edhe djali i El Chapos, Joaquin Guzman Lopez.

Zambada qëndronte në arrati prej dekadash dhe konsiderohet si trafikanti më i madh i narkotikëve në botë.

Në gjyqin e El Chapos në vitin 2019, avokatët e tij pretendonin se ishte El Mayo kreu i vërtetë i organizatës. Ata e akuzuan El Mayon se kishte korruptuar të gjithë qeverinë meksikane në mënyrë që të jetonte i lirë.

Për kapjen e El Mayos DEA ofronte një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Autoritetet amerikane thonë se Karteli i Sinaloas është furnizuesi më i madh i narkotikëve në SHBA, kryesisht kokainë dhe fentanil. Kjo e fundit konsiderohet si shkaktarja kryesore e vdekjes së amerikanëve të grupmoshës 18-45 vjeç.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.