Qafë Thanë/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe shpallur në kërkim pesë të tjerë, pasi transportonin sasi kafeje kontrabandë. Policia njofton se të përfshirët paraqitën

Korrik 26, 2024 - 09:30
 0
Qafë Thanë/ Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe shpallur në kërkim pesë të tjerë, pasi transportonin sasi kafeje kontrabandë.

Policia njofton se të përfshirët paraqitën dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së kafesë që kanë transportuar, për të mos paguar doganë.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e një prej të shpallurve në kërkim u gjetën dhe sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.