U përplasën me makina dhe pastaj u rrahën me njëri-tjetrin, katër të prangosur në Ksamil

Janë arrestuar katër persona në Ksamil të cilët u konfliktuar me njëri-tjetrin pasi përplasën automjetet e tyre. Në pranga u vunë A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Ditën e djeshme në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur […]

Korrik 26, 2024 - 10:20
 0
U përplasën me makina dhe pastaj u rrahën me njëri-tjetrin, katër të prangosur në Ksamil

Janë arrestuar katër persona në Ksamil të cilët u konfliktuar me njëri-tjetrin pasi përplasën automjetet e tyre.

Në pranga u vunë A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ditën e djeshme në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, u gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.