Aksident në Shkodër, lëndohet një i mitur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Lin Delija” në Shkodër, ky dy mjete janë përlasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e

Korrik 26, 2024 - 11:35
 0
Aksident në Shkodër, lëndohet një i mitur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Lin Delija” në Shkodër, ky dy mjete janë përlasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një i mitur i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.

Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.