Firmoset marrëveshja, 136 milionë euro grant nga BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

Shqipëria, BE dhe BERZH kanë firmosur një marrëveshje për marrjen e 136 milionë euro grant nga Bashkimi Evropain për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua sot (26 korrik), nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova. Teksa ka shprehur vlerësimet […]

Korrik 26, 2024 - 12:00
 0
Firmoset marrëveshja, 136 milionë euro grant nga BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

Shqipëria, BE dhe BERZH kanë firmosur një marrëveshje për marrjen e 136 milionë euro grant nga Bashkimi Evropain për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua sot (26 korrik), nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.

Teksa ka shprehur vlerësimet për mbështetjen e BE përmes fondeve për zhvillim të infrastrukturës së rëndësishme për vendin, Ministri Mete tha se granti prej 136 milionë euro është më i madhi i akorduar ndonjëherë. Ky grant do të shërbejë për krijimin e një sistemi modern të transportit, tha Mete, duke shtuar se kjo do të behet sipas standardeve të BE-së.

“Investimi synon të përmirësojë më tej infrastrukturën dhe konektivitetin në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të një shërbimi modern të transportit dhe arritjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme sipas standardeve të BE-së. Granti që nënshkruajmë sot prej 136 milionë Euro është granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë pritet të arrije në mbi 200 milionë Euro. Gjithashtu Plani i ri i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga i cili Shqipëria pritet të përfitojë mbi 900 milionë Euro në formë grant ose kredi të buta, do të krijojë edhe me tepër hapësirë financimi për mbështetjen e projekteve prioritare në vend”, tha Mete.

Ky investim është pjesë e strategjisë së BE-së për ta shtrirë Rrjetin Trans-Evropian të Transportit të BE-së – TEN-T – në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është lidhja hekurudhore ndërkombëtare e Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Ky grant i BE-së përmbyll strukturën financiare të projektit dhe shënon fillimin e zbatimit të tij. Investimi do t’u mundësojë Hekurudhave Shqiptare të elektrizojnë më shumë se 120 km binarë dhe të rinovojnë 12 stacione treni, përfshirë sisteme të reja sinjalizimi, si dhe përmirësime të sigurisë. Kjo do të mundësojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta me shpejtësi funksionimi deri në 100 km/h.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.