Obama shpreh miratimin për kandidaturën e Kamala Harris, telefonata mes tyre

Me një lidhje telefonike me Kamala Harris, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle deklaruan mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten e SHBA-së për kandidaturë të demokratëve në zgjedhjet e

Korrik 26, 2024 - 12:25
 0
Obama shpreh miratimin për kandidaturën e Kamala Harris, telefonata mes tyre

Me një lidhje telefonike me Kamala Harris, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle deklaruan mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten e SHBA-së për kandidaturë të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Videoja tregon Kamala Harris gjatë telefonatës.

“Oh, jeni të dy bashkë. Është kënaqësi të dëgjoj nga ju të dy”, dëgjohet duke i thënë zëvendëspresidentja amerikan çiftit Obama.

“Kjo telefonatë nuk mund të bëhej pa i thënë vajzës sime, Kamala, sa krenare jam për ty. Ky do të jetë një moment historik”, dëgjohet të thotë Michelle Obama .

Duke marrë “stafetën”, Barack Obama tha: “Michelle dhe unë po ju telefonojmë për t’ju thënë se nuk mund të jemi më krenarë se aq, iumbështesim dhe se do të bëjmë gjithçka në fushatë për t’ju çuar në Shtëpinë e Bardhë”.

Pas dorëheqjes së Joe Biden, zëvëndëspresidentja e SHBA, Kamala Harris pritet të jetë kandidatja e demokratëve përballë Trump./vizioplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.