Grusht shteti në Parlamentin e Shqipërisë!

Nga Azgan Haklaj U lanë dy ditët e fundit të këtij sesioni parlamentar që Edi Rama dhe hordhia e tij kuvendore të përmbyllin me shpejtësi e me “koncensusin” e ujdisë jo vetëm ligje delikate që meritojnë e duhet debat por dhe ndërhyrje flagrante në Kushtetuten e Shqipërisë. Pas pazarit Rama-Berisha , që tashmë i ka […]

Korrik 26, 2024 - 12:30
 0
Grusht shteti në Parlamentin e Shqipërisë!

Nga Azgan Haklaj

U lanë dy ditët e fundit të këtij sesioni parlamentar që Edi Rama dhe hordhia e tij kuvendore të përmbyllin me shpejtësi e me “koncensusin” e ujdisë jo vetëm ligje delikate që meritojnë e duhet debat por dhe ndërhyrje flagrante në Kushtetuten e Shqipërisë. Pas pazarit Rama-Berisha , që tashmë i ka dalë ç’do lloj boje ku dhe skeptiku me i madh nuk gjen më pikpyetje, në seancën e djeshme ndodhi çudia e demokracisë!!!..
Institucionet kushtetuese u vunë në radhë për të raportuar formalisht.

Por për habinë dhe çmendurinë e pashoqe nuk u thirr’ të raportonte njëri nga institucionet më të rëndësishëm kushtetues të këtij vendi: KLSH-ja!

Ky akt sa djallëzor po aq dhe i qëllimshëm nuk ishte harresë apo lajthitje por vijim i përmbushjes së pazarit të zi anti-shtet Rama-Berisha. Ndërkohë që prej shumë ditësh kryetari i KLSH-së Arben Shehu dhe stafi i tij po raportonin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në seancën plenare të raportimit ata jo vetëm u përjashtuan por u edhe krijua një nën komision kuvendor që të auditoj “Punën e sektorit publik”, ku përfshihej edhe ky intitucion kushtetues, që për hir të së vërtetës ka meritën e denoncimit të shumë skandaleve korruptive të jakave të bardha.

Pa dashur të hyj në detaje të hapura e klandestine të kësaj procedure parlamentare konkludoj me bindje se ky është jo vetem atentat por grusht shteti kushtetues në një vend që pretendon të integrohet në familjen europiane.

Parandalimi djallëzor u materializua menjëherë pas ekzekutimit të pazarit i cili filloi me komisionin Xhafa për të
vijuar me sabotimin e reformës zgjedhore dhe kulmuar me sulmin për asgjësimin e KLSH-së. Tre veprime në akord të plotë që të marra së bashku janë tritol në themelet e shtetit, të pluralizmit dhe demokracisë për të ruajtur të paprekur autokracinë sunduese të shpifur dhe monopolin fals opozitar. Një sy i pavëmendshëm mund të mos bëj lidhjen mes këtyre tre akteve por qëllimi është i qartë e i dekriptueshëm.

Me superkomisionin”Xhafa” ishte përpjekje për të shantazhuar deri atrofizuar prokurorinë dhe gjykatat e posaçme, me anashkalimin e raportimit e krijimin e komisionit për auditimin e KLSH-së tentohet të
paralizohet i vetmi institucion që furnizon organet e drejtësisë me kallzime e gjetje skandaloze krimi e korrupsioni shtetëror.

Ndërsa kapaku i ujdisë dhe poshtërsisë ishte pseudo ndërhyrja në reformën zgjedhore që në fakt ishte një përsëritje e marrveshjes anti pluraliste e anti demokratike të vitit 2008-të, që tashmë e fotokopjuar asfikson vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përballë kësaj situate të paprecedent duket sikur kjo hegjemoni e intstaluar me ujdi është pa zgjidhje.

Po krijohet masivisht ideja pesimiste se nuk mund të ketë ndryshim as nga shqiptarët e as nga ndërkombëtarët.
Por siç kam potencuar në vijimësi e për fat nuk kam dalë i zhgenjyer kjo tablo mjerane dhe e rrezikshme për demokracinë dhe Shqipërinë nuk do vazhdojë gjatë…!

Falë aleatëve tanë të vëmendshëm euro-atlantikë tashmë janë krijuar mekanizmat e posaçëm ligjor e kushtetues që dalëngadalë po dobësojnë e bjerrin kancerin politik që prej më shumë se tre dekadash ka okupuar demokracinë shtetin dhe ekonominë.

Dosjet e krimit jo vetëm janë hapur por janë ndërkombëtarizuar e dixhitalizuar ndaj nuk mund të digjen as me komisione fantazmë të Edi Ramës dhe as me flakadanë që pregatiten në Pullazin e Sali Berishës për t’ja hedhur SPAK-ut. Laku është në qafën e krimit…dhe besoni se është e shpejtë e përfundimtare data e ekzekutimit.
Duke përfunduar këto radhë refleksioni të dhimbshëm më vijnë në kujtesë fjalët e mençura te një personaliteti shumë dimensional, antropolog, linguist, novelist me emrin Mouloud Mammeri, që dikur e kam lexuar:

“Një gabim shkencor mund të vrasë disa njerëz, por një gabim i shtetit dhe i politikës mund të vrasë gjenerata të tëra…”!!!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.