Rriten rastet e dhunës në juglindje, nusja nga Korça dhunon vjehrrën

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Korçë policia lokale ka rregjistruar katër raste dhune. Në dy raste një 33 vjeç, ka ushtruar

Korrik 26, 2024 - 12:50
 0
Rriten rastet e dhunës në juglindje, nusja nga Korça dhunon vjehrrën

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Korçë policia lokale ka rregjistruar katër raste dhune.

Në dy raste një 33 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij ashtu siç ka bërë të njëjtën edhe një 38 vjeçar edhe ky  banues në qytetin e Korçës, pasi policia ka  dyshime se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Nga ana tjeter një 25 vjeçare, banuese në fshatin Mborje të Korçës,dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Dhe rasti i katërt gjatë 24 orëve të fundit ka të beje me një 53 vjeçare banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua tjetër dy vite me e rritur.

Vetëm pak ditë më parë në fshatin Stropcke të Pogradecit një 83 vjeçar ka plagosur rëndë me armë gjahu të birin 47 vjeçar pas dhunës sistematike që ushtronte ndaj babait.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.