EMRI/ Vidhte makina për t’i shitur, arrestohet 24-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i akuzuar për vjedhje makinash. Sipas informacioneve 24-vjeçari Markos Berberaj vodhi 2 automjete, me

Korrik 26, 2024 - 12:50
 0
EMRI/ Vidhte makina për t’i shitur, arrestohet 24-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i akuzuar për vjedhje makinash.

Sipas informacioneve 24-vjeçari Markos Berberaj vodhi 2 automjete, me qëllim për t’i shitur.

Dyshohet se i riu gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një jave hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “The Robber”.  

Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura. 

Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit nga një shtetase, se i kishin vjedhur automjetin që kishte në përdorim, kanë kyer hetimet me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “The Robber”, u ndalua shtetasi:   

M.B., 24 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. B., gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë????????

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit????????

#nëshërbimtëqytetarëve????????????

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.