Situata e zjarreve, Balla apel qytetarëve: Na ndihmoni të çojmë para drejtësisë përgjegjësit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ju bëri thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit pë një bashkëpunim më të amdh në rastin e zjarreve.

Korrik 26, 2024 - 13:40
 0
Situata e zjarreve, Balla apel qytetarëve: Na ndihmoni të çojmë para drejtësisë përgjegjësit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ju bëri thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit pë një bashkëpunim më të amdh në rastin e zjarreve.

Balla theksoi se qytetarët nuk duhet vetëm të njoftojnë kur bie zjarr, por edhe të ndihmojnë autoritet për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.

Ai kërkoi një reflektim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.

“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.