Abuzuan seks*alisht dhe shfrytëzuan për prostit*cion adoleshenten, lihen në burg Selami Hyka dhe Marsel Baçi

Gjykata e Shakllës së Parë në Korçë ka lënë masën arrest me burg për 41-vjeçarin Selam Hyka dhe 26-vjeçarin Marsel Baçi, të akuzuar

Korrik 26, 2024 - 14:55
 0
Abuzuan seks*alisht dhe shfrytëzuan për prostit*cion adoleshenten, lihen në burg Selami Hyka dhe Marsel Baçi

Gjykata e Shakllës së Parë në Korçë ka lënë masën arrest me burg për 41-vjeçarin Selam Hyka dhe 26-vjeçarin Marsel Baçi, të akuzuar për veprat e marrëdhënies seksual me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.

26 vjeçari Marsel Baçi ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.

Njoftimi:

Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 26.07.2024 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim i ligjshëm ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve S.H, M.B ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit S.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.