“Diamanti” italian drejt Arsenal, Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori, pranë transferimit, tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant. Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili […]

Korrik 26, 2024 - 17:25
 0
“Diamanti” italian drejt Arsenal, Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori, pranë transferimit, tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vënë pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.
Hummels kërkohet jo vetëm nga Bologna, por edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, të cilat janë të gatshme të paguajnë liderin e mbrojtjes, plot 3 milionë euro, po aq sa i kërkon, mirëpo duket se Italia do të jetë aventura e radhës për të.

Kjo pasi në media aludohet se qendërmbrojtësi është gati të firmosë një kontratë, 1-vjeçare, për të luajtur në Serie A, teksa me “Emiljanët” ka mundësin të luajë edhe në fazën finale, të UEFA Champions League.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.