Policia shpëtoi 11 emigrantët që mbaheshin peng, Balla: U gjetën në një territor malor në Malin e Zi

Ministri i punëve të Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi. Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng […]

Korrik 26, 2024 - 17:50
 0
Policia shpëtoi 11 emigrantët që mbaheshin peng, Balla: U gjetën në një territor malor në Malin e Zi

Ministri i punëve të Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi.

Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal.
Balla shkruan se pengjet u gjetën në Malin e Zi dhe se janë mbajtur nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.

Postimi i plotë:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë. Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.