Forcohen përpjekjet për parandalimin dhe menaxhimin e përmbytjeve dhe ndihmën pas fatkeqësisë

Klima në Kinë është më e paparashikueshme, me shumë reshje të dendura e të zgjatura. Lumenjtë kanë përjetuar përmbytje të hershme e të shpejta dhe disa zona janë goditur në mënyrë të përsëritur nga reshjet e dendura, duke e bërë situatën e parandalimit dhe menaxhimit të përmbytjeve të ndërlikuar e të vështirë. Duke analizuar këto […]

Korrik 26, 2024 - 18:05
 0
Forcohen përpjekjet për parandalimin dhe menaxhimin e përmbytjeve dhe ndihmën pas fatkeqësisë

Klima në Kinë është më e paparashikueshme, me shumë reshje të dendura e të zgjatura.


Lumenjtë kanë përjetuar përmbytje të hershme e të shpejta dhe disa zona janë goditur në mënyrë të përsëritur nga reshjet e dendura, duke e bërë situatën e parandalimit dhe menaxhimit të përmbytjeve të ndërlikuar e të vështirë.

Duke analizuar këto situata dhe kushte qeveria kineze ka kërkuar të përmirësohen mjetet e monitorimit dhe të rritet saktësia e paralajmërimeve. Gjithashtu, duhet të forcohet lidhja ndërmjet paralajmërimit e përgjigjes emergjente, për të rritur shpejtësinë e reagimit.

Gjithashtu po u kërkohet organeve kopetente që të zhvillohen me të gjitha forcat operacionet e shpëtimit dhe ndihmës pas fatkeqësisë. Duhet të forcohet koordinimi dhe përgatitja paraprake, të ndahen fondet e ndihmës dhe të transportohen materialet e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur, të përshpejtohet pagesa e sigurimeve dhe të sigurohet strehimi i duhur i njerëzve të prekur nga fatkeqësia. Është e nevojshme po ashtu që të përmirësohen masat për parandalimin dhe zvogëlimin e dëmeve bujqësore, për të garantuar sigurinë ushqimore të vendit, të forcohet ndërtimi i kapaciteteve të mbështetjes emergjente dhe të rritet aftësia e qyteteve për të menaxhuar përmbytjet e ujërat e brendshme, duke përmirësuar vazhdimisht aftësinë e tërë shoqërisë për të zvogëluar rreziqet dhe pasojat.

Që nga qershori i sivjetshëm, mbi 700 milionë juanë(96.6 milionë dollarë amerikanë) janë ndarë për të mbështetur punët e shpëtimit dhe të ndihmës kundër përmbytjeve

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.