Frikë në Francë në prag të Lojërave Olimpike, ngrihet alarmi në Qendrën për Median në Paris, policia “blindon” zonën

Është ngritur sipari i Lojërave Olimpike në Paris, aty ku vëmendja e botës së sportit do të jetë maksimale deri më 11 gusht, kur edhe do të përfundojë një nga eventet më të mëdha dhe më të vjetra të sportit botëror. Siguria ka qenë padyshim një nga elementët më shqetësues për këto Lojëra, teksa menjëherë […]

Korrik 26, 2024 - 19:45
 0
Frikë në Francë në prag të Lojërave Olimpike, ngrihet alarmi në Qendrën për Median në Paris, policia “blindon” zonën

Është ngritur sipari i Lojërave Olimpike në Paris, aty ku vëmendja e botës së sportit do të jetë maksimale deri më 11 gusht, kur edhe do të përfundojë një nga eventet më të mëdha dhe më të vjetra të sportit botëror.

Siguria ka qenë padyshim një nga elementët më shqetësues për këto Lojëra, teksa menjëherë në qendër të sulmeve u vendosën linjat hekurudhore, ku u vendosën disa zjarre të qëllimshme, duke bllokuar qarkullimin për disa orë.

Ndërkohë në orët e pasdites pasi një alarm edhe në atë që quhet Qendra për Median, ambient ku janë vendosur gazetarë, operatorë e fotografë nga e gjithë bota, të cilët do të përcjellin emocionet e Lojërave Olimpike.

Policia franceze veproi me shpejtësi, duke izoluar zonën për më shumë se 10 minuta dhe bërë kontroll të imtësishëm, por më pas gjithçka iu rikthye normalitetit, pasi alarmi rezultoi i rremë.

Evente të tilla madhore janë gjithmonë në shënjestër të terrorizmit. Autoritetet franceze kanë dhënë garanci për sigurinë në ambientet ku do të mbahen garat sportive të Lojërave Olimpike, por mbetet ende shqetësimi për sulme në metro, stacione trenash dhe qendra të tjera grumbullimi të tifozëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.