Trump takohet me Netanyahun: Kemi pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi të premten ish-presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij në Florida. Netanyahu u takua me Trump, kandidatin

Korrik 26, 2024 - 19:55
 0
Trump takohet me Netanyahun: Kemi pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi të premten ish-presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij në Florida.

Netanyahu u takua me Trump, kandidatin republikan për president, një ditë pasi u takua me presidentin demokrat Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Donald Trump, duke i uruar mirëseardhjen kryeministrit izraelit, tha se ai “ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira” me Benjamin Netanyahun, ndërsa duke komentuar luftën në Gaza tha se të gjithë pengjet duhet të kthehen.

Netanyahu tha se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator në Romë për bisedimet e armëpushimit në Gaza ndoshta në fillim të javës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.