“Raste të tilla kishte edhe me BDI”, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u ndalua nga policia maqedonase në bazë të një urdhërarresti të Serbisë. Ai sqaroi se raste të ngjashme ka patur edhe në kohën e BDI-së: “E para, për ta informuar opinionin, sepse […]

Korrik 26, 2024 - 21:40
 0
“Raste të tilla kishte edhe me BDI”, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u ndalua nga policia maqedonase në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Ai sqaroi se raste të ngjashme ka patur edhe në kohën e BDI-së: “E para, për ta informuar opinionin, sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti i parë, ata që i njohin rrethanat e dinë që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo, mirëpo po punojmë çdo ditë pa pompozitet, larg mediave që të marrë epilogun e drejtësisë dhe që të jetë i lirë si gjithë të tjerët”.

Reagimi i Mexhitit vjen pasi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, kërkoi zyrtarisht ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së me pretendimin se ka kryer krime lufte.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.