Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Bullgari, ka të vdekur

Një i vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në Bullgari Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë kur një zjarr ra në një fabrikë fishekzjarrësh në Bullgari. Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit Sofje, duke dërguar lart në qiell shtëllunga me ngjyra të […]

Korrik 26, 2024 - 22:15
 0
Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Bullgari, ka të vdekur

Një i vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në Bullgari
Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë kur një zjarr ra në një fabrikë fishekzjarrësh në Bullgari.

Shpërthimet filluan rreth orës 18:30 në qytetin Elin Pelin pranë kryeqytetit Sofje, duke dërguar lart në qiell shtëllunga me ngjyra të ndryshme tymi për shkak të fishekzjarrëve shpërthyese.

Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov tha të enjten në mbrëmje se një burrë 49-vjeç ndërroi jetë nga plagët e marra nga zjarri, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spital. Dy burra, një djalë 22-vjeçar i pronarit të magazinës dhe një punonjës 60-vjeçar, besohet se kanë qenë në magazinë dhe momentalisht rezultojnë të zhdukur.

Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë nxjerrë ende asnjë teori për atë që ka ndodhur.

Pas shuarjes së zjarrit do të nisë hetimi. Sipas Ministrisë së Brendshme bullgare, kjo magazinë kishte të gjitha mjetet e sigurisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.