Pas diagnostikimit të rrallë, kandidatja demokrate hyn në histori, përdor zërin e Inteligjencës Artificiale

Demokratja Jennifer Wexton hyri në histori si përfaqësuesja e parë që përdori një model të zërit të saj të krijuar nga inteligjenca artificiale për të folur në emër të saj në Kongresin amerikan. Në një deklaratë prekëse përmes modelit të AI, ajo tha: “Beteja ime me paralizën supranukleare progresive, ose PSP, e ka bërë të […]

Korrik 26, 2024 - 23:05
 0
Pas diagnostikimit të rrallë, kandidatja demokrate hyn në histori, përdor zërin e Inteligjencës Artificiale

Demokratja Jennifer Wexton hyri në histori si përfaqësuesja e parë që përdori një model të zërit të saj të krijuar nga inteligjenca artificiale për të folur në emër të saj në Kongresin amerikan. Në një deklaratë prekëse përmes modelit të AI, ajo tha: “Beteja ime me paralizën supranukleare progresive, ose PSP, e ka bërë të pamundur që të përdor zërin tim të plotë dhe të lëviz siç bëja dikur”.

Wexton njoftoi në muajin shtator se nuk do të kërkonte rizgjedhje, duke përmendur problemet shëndetësore që ajo besonte se do të përkeqësoheshin. Ajo ka bërë të ditur se në votimin e radhës do të paraqitet pas përfundimit të mandatit, ndoshta me karrocë. Kur ajo dëgjoi për herë të parë interpretimin e AI të zërit të saj, Wexton e quajti atë “muzikë për veshët”. “Ishte gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë, kam pasur lot gëzimi”, tha ajo.

Wexton tha se diagnoza i ka sjellë një “ndjenjë të përtërirë vendosmërie” dhe se kjo është një mundësi për të përdorur një platformë unike për t’u përpjekur për të ndihmuar të tjerët. Ajo shprehu shpresën se përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale do të frymëzojë të tjerët me sfida të ngjashme dhe do të tregojë fuqinë e inovacionit teknologjik për të përmirësuar jetën e njerëzve. “Unë dua të tregoj se nuk ka asgjë që mund të na ndalojë të jemi të zëshëm dhe aktivë në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave tona,” shtoi ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.