“Paris 2024”, merr pjesë për herë të parë, kush është shqiptarja që do të garojë sot në Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike çelën siparin mbrëmjen e djeshme, 26 korrik 2024, teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësues

Korrik 27, 2024 - 09:50
 0
“Paris 2024”, merr pjesë për herë të parë, kush është shqiptarja që do të garojë sot në Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike çelën siparin mbrëmjen e djeshme, 26 korrik 2024, teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësues dinjitozë të vendit tonë.

Sipas programit të pasqyruar zyrtarisht, këtë të shtunë e para që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion është Manjola Konini. Ajo është e disiplinuar në qitje me pistoletë për femra, teksa ditën e sotme do të “provojë fatin” nga distanca 10 metër.

Po ashtu, Manjola Kokini do të ketë sfidën e radhës më 2 gusht, ku këtë herë do të duhet të jetë precize në qitje nga distanca 25 metër.

Shqiptarja Manjola Kokini merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, por ka dëshmuar sukses në të tjera evenimente, siç është shpallja kampione e Ballkanit për të rinj në distancë 10 dhe 25 metër. Po ashtu, ajo ka shkëlqyer edhe në vendin fqinj, Itali, ku është shpallur 5 herë kampione, si dhe 7 herë të tjera në Shqipëri./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.