Kryeministri Rama: Nga vendet nordike te Argjentina, zgjerohet harta e pushuesve të huaj që zgjedhin Shqipërinë

Bregdeti i jugut është kthyer në një destinacion të kërkuar për turistët e huaj, të cilët vlerësojnë plazhet, ushqimin dhe sigurinë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e disa turistëve vendas e të huaj të cilët kanë zgjedhur plazhet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut. “Këtu gjen pushues nga e gjithë bota […]

Korrik 27, 2024 - 10:05
 0
Kryeministri Rama: Nga vendet nordike te Argjentina, zgjerohet harta e pushuesve të huaj që zgjedhin Shqipërinë


Bregdeti i jugut është kthyer në një destinacion të kërkuar për turistët e huaj, të cilët vlerësojnë plazhet, ushqimin dhe sigurinë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e disa turistëve vendas e të huaj të cilët kanë zgjedhur plazhet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut.

“Këtu gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët”, u shpreh kryeministri.

Një familje nga Republika Çeke e cila ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar u shpreh se “këtu është shumë këndshëm, peizazh i bukur, det i qetë, një vend i bukur”.

“Koha është e mirë, njerëzit të sjellshëm, ushqimi është i mirë. Thjesht është bukur këtu. Është një vend i bukur dhe mund të lëvizim lirshëm”, tha një tjetër turiste e huaj.

Një pushues shqiptar vlerësoi veçanërisht shërbimin dhe sigurinë. “Shërbimi është goxha i mirë, në disa biznese që kam frekuentuar. Siguria po ashtu. Janë të gjtihë të pajisur me sinjalistikë për skafet dhe jet ski. Mendoj që këtë vit jemi pak më mirë nga viti i kaluar, por ka akoma hapësira për t’u rregulluar”, tha ai.

“Vij nga Skocia. Na pëlqen shumë Shqipëria.Jemi prej dy javësh këtu. Kemi udhëtuar që prej Thethit në veri, deri në Ksamil, Sarandë, Berat dhe jemi këtu. Na ka pëlqyer shumë.
E adhuroj këtët vend. Jam prej dy javësh këtu dhe koha ka qenë fantastike, njerëzit shumë të dashur”, tha një tjetër pushuese.

“Vij nga Turqia. Këtu në Shqipëri deti është shumë i pastër. Kjo më pëlqen sepse në Turqi e kemi problem këtë pjesë. Plazhet janë të bukura, njerëzit të dashur, është qetë. Më pëlqen shumë këtu”,tha një tjetër.

“Vij nga Prishtina. Ndihem mirë. Është vend i bukur, vijmë rregullisht. Në Dhërmi, Ksamil, Jal, në gjithë bregdetin shqiptar, çdo vit vijmë 5-6 herë në vit”, u shpreh një pushues nga Kosova.

“Të gjitha më pëlqejnë, deti i pastër, mikpritja. Në krahasim me Italinë, çmimet janë konkurruese”, vlerësoi një turist italian.

Administratori i një biznesi privat u shpreh se është shumë i kënaqur nga klientela. “Ka shumë të huaj dhe shqiptarë. 80% janë të huaj këtu. Kemi pasur klientë nga Argjentina, nga Suedia, nga Norvegjia”, shtoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.