I vodhi çantën dhe dy celularë një qyterari, vihet në pranga 39-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. 39-vjeçari raportohet se i ka rrëmbyer nga duart çantën

Korrik 27, 2024 - 10:55
 0
I vodhi çantën dhe dy celularë një qyterari, vihet në pranga 39-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.

39-vjeçari raportohet se i ka rrëmbyer nga duart çantën një persona, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 celularë.

“E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare”, njofton policia.

Sendet e vjedhura u gjetën në banesën e të arrestuarit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.