Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 30 viktime

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë në Gaza qendrore , duke vrarë të paktën 30 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë e

Korrik 27, 2024 - 13:50
 0
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 30 viktime

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë në Gaza qendrore , duke vrarë të paktën 30 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza tha se 100 persona të tjerë u plagosën. Shpërthimi goditi shkollën e vajzave Khadija në Deir al Balah, një nga zonat më të populluara nga familjet e zhvendosura.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit. Deklarata izraelite tha se shkolla po përdorej për të nisur sulme kundër trupave dhe si një depo armësh dhe se kishte paralajmëruar civilët përpara sulmit. Palestinezët e plagosur u dërguan në spitalin e afërt Al Aksa./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.