FOTO/ Dritan Dajti lë qelinë, shfaqet në varrimin e të ëmës

Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës. Në

Korrik 27, 2024 - 14:40
 0
FOTO/ Dritan Dajti lë qelinë, shfaqet në varrimin e të ëmës

Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës.

Në foton e siguruar nga Vizion Plus, shfaqet Dritan Dajti, i rrethuar nga forca të shumta policie.

Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin.

Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.