Fier/ Pranga njërit prej personave që u shpall në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve

Policia e Fierit ka vënë në pranga 56- vjeçarin Kristaq Nako, njërin prej 3 personave të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve. Sipas policisë, këta 3 persona janë shpallur në kërkim në muajin janar 2024, pasi transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Njoftimi i Policisë: […]

Korrik 27, 2024 - 14:40
 0
Fier/ Pranga njërit prej personave që u shpall në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve
Policia e Fierit ka vënë në pranga 56- vjeçarin Kristaq Nako, njërin prej 3 personave të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve.

Sipas policisë, këta 3 persona janë shpallur në kërkim në muajin janar 2024, pasi transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Vijon operacioni i koduar “Tranzit”.

Kapet njëri prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim në muajin janar 2024, për trafikimin e 11 emigrantëve.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier, në vazhdimësi të operacionit “Tranzit”, ka kapur dhe ndaluar njërin prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin Kristaq Nako, 56 vjeç, banues në Patos.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, bashkëpuntorë të shtetasit Kristaq Nako, të shpallur në kërkim.

Këta shtetas në janar 2024 transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.