Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’\ Kina fiton medaljen e parë të artë në qitjen me pushkë

Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi kanë mposhtur me rezultat 16-12 Republikën e Koresë në finalen e ekipit të përzier me 10 metra pushkë ajrore . Çifti me 10 metra pushkë ajrore i përbërë nga dyshja Yuting Huan dhe Lihao Sheng fituan medaljen e parë të artë […]

Korrik 27, 2024 - 14:40
 0
Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’\ Kina fiton medaljen e parë të artë në qitjen me pushkë
Kina ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi kanë mposhtur me rezultat 16-12 Republikën e Koresë në finalen e ekipit të përzier me 10 metra pushkë ajrore .

Çifti me 10 metra pushkë ajrore i përbërë nga dyshja Yuting Huan dhe Lihao Sheng fituan medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Parisit, duke bërë që Kina të bëhet shteti i parë që ngjitet në podium.

Atletët parakaluan poshtë lumit Seine me varka , duke kaluar disa nga monumentet më ikonike të Parisit. Mijëra njerëz ndoqën nga tribunat e lumit. Kishte gjithashtu ekrane të mëdha të vendosura në të gjithë qytetin për të lejuar sa më shumë fansa që të ndiqnin ngjarjen.

Rruga prej gjashtë kilometrash (afërsisht 3.7 milje) përfundonte përpara Trokaderos së famshme, përballë Kullës Eifel.

Ceremonia u mbyll me Celine Dion duke kënduar “Hymne À L’Amour” të Edith Piaf nga niveli i parë i Kullës Eiffel.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.