Kinë\ Numërohen mbi 32.4 miliardë udhëtime ndërrajonale në gjashtëmujorin e parë

Më tepër se 32.4 miliardë udhëtime ndërrajonale u bënë në Kinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 7.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit të premten. Sektori i transportit i Kinës është përgjithësisht i qëndrueshëm dhe ka vazhduar të […]

Korrik 27, 2024 - 14:55
 0
Kinë\ Numërohen mbi 32.4 miliardë udhëtime ndërrajonale në gjashtëmujorin e parë
Më tepër se 32.4 miliardë udhëtime ndërrajonale u bënë në Kinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 7.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit të premten.

Sektori i transportit i Kinës është përgjithësisht i qëndrueshëm dhe ka vazhduar të mëkëmbet gjatë periudhës janar-qershor, tha ministria në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e saj.

foto: VCG

Sipas saj, vëllimi i përpunimit të ngarkesave në portet e vendit gjatë kësaj periudhe u rrit 4.6 për qind, duke arritur në 8.56 miliard tonë, nga të cilat përpunimi i mallrave të tregtisë së jashtme u shtua 8.8 për qind.

foto: VCG

Gjatë 6-mujorit të parë, portet kineze trajtuan 160 milionë kontejnerë standardë, 8.5 për qind më shumë se gjatë periudhës së gjashtë muajve të parë të vjetshëm.

 Investimet në pasuri fikse të vendit në sektorin e transportit arritën në 1.7 trilionë juanë (rreth 238.53 miliardë dollarë amerikanë) gjatë periudhës janar-qershor. cri

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.