Kina merr medaljen e parë olimpike, qitësja shqiptare Manjola Konini renditet në vendin e 43-të

Olimpiada Paris 2024 u deklarua e hapur pas ceremonisë madhështore të nisjes në Paris një natë më parë ndërsa presidenti Emanuel macron ndezi

Korrik 27, 2024 - 15:40
 0
Kina merr medaljen e parë olimpike, qitësja shqiptare Manjola Konini renditet në vendin e 43-të

Olimpiada Paris 2024 u deklarua e hapur pas ceremonisë madhështore të nisjes në Paris një natë më parë ndërsa presidenti Emanuel macron ndezi flakën olimpike.

Këtë të shtunë në ditën e parë të olimpiadës, janë të vendosura në axhendë përballje mes ekipeve në qitje, ragbi për meshkuj hendboll për meshkuj, dhe disiplina të tjera.

Medaljen e parë olimpike të artë e fitoi Kina në qitje prej 10 metrash, përballë koresë së Jugut. Në të njëjtën garë mori pjesë qitësja shqiptare, manjola konini e cila u rendit në vend të 43 me 549 pikë.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se po rikthehet në normalitet situata e trenave pas sulmit me zjarrvënie të një dite më parë.

Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë në tre linja kryesore në vend me pak orë vonesa ndërsa vijon puna për linjat e tjera.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara në kutitë e kabllove në kryqëzimet strategjike në veri, jugperëndim dhe lindje të Parisit.

Kompania hekurudhore tha se ishin të paktën 250 mijë pasagjerë që u prekën nga kolapsi i shkaktuar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.