Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e detyruar të anulojë paraqitjen e saj të planifikuar në “Campus Festival” të Hungarisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. Në postimin e saj, Rita Ora publikoi […]

Korrik 27, 2024 - 17:15
 0
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e detyruar të anulojë paraqitjen e saj të planifikuar në “Campus Festival” të Hungarisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Në postimin e saj, Rita Ora publikoi një fotografi ku shihet e shtrirë në spital teksa merrte injeksion. Ajo shpjegoi se po trajtohet për gurë në veshka, gjë që e ka penguar të marrë pjesë në festival.

“Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, jam duke pritur të kalojë një gur në veshkë. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë keq që nuk do të performoj sonte. Me gjithë dashurinë time, Rita”, -shkroi Rita Ora në Facebook.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.