Sahraoui si Leo Messi, “tallet” me skuadrën e Balliut

Heerenveen mposhti 5-0 Rayo Vallecanon në një takim miqësor të cilin Ivan Balliu e nisi si titullar për skuadrën spanjolle. Skuadra e drejtuar nga Robin Van Persie dominoi kundërshtarin, ndërkohë që momenti më i bukur i takimit u regjistrua në minutën e 19′, moment kur u zhbllokua rezultati nga Osame Sahraoui. 23-vjeçari norvegjez me origjinë […]

Korrik 27, 2024 - 18:00
 0
Sahraoui si Leo Messi, “tallet” me skuadrën e Balliut

Heerenveen mposhti 5-0 Rayo Vallecanon në një takim miqësor të cilin Ivan Balliu e nisi si titullar për skuadrën spanjolle.

Skuadra e drejtuar nga Robin Van Persie dominoi kundërshtarin, ndërkohë që momenti më i bukur i takimit u regjistrua në minutën e 19′, moment kur u zhbllokua rezultati nga Osame Sahraoui. 23-vjeçari norvegjez me origjinë marokene, dhuroi spektakël në fushë.

Sulmuesi i majtë, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren norvegjeze, realizoi një gol të jashtëzakonshëm.

Driblime dehëse kundrejt lojtarëve të Rayos dhe një parabolë që shtangu edhe portierin e ekipit të La Ligas.

Holandezët realizuan edhe 4 herë të tjera në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin me “manita”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.