Çdo ditë 100 turistë marrin ndihmën mjekësore në Urgjencën e Sarandës, mjekët tregojnë rastet e ndryshme

Ina Daja, mjeke e përgjithshme e urgjencës në spitalin e Sarandës udhëheq një ekip që përballon mesatarisht 80-100 raste të urgjencave, të të gjitha llojeve çdo ditë. Të gjithë punojnë me orare të zgjatura, ndërsa shtretërit e urgjencës janë vazhdimisht të zënë me pacientë të prekur nga virozat e stinës, intoksikimet nga ushqimi, pijet, narkotikët […]

Korrik 27, 2024 - 18:20
 0
Çdo ditë 100 turistë marrin ndihmën mjekësore në Urgjencën e Sarandës, mjekët tregojnë rastet e ndryshme

Ina Daja, mjeke e përgjithshme e urgjencës në spitalin e Sarandës udhëheq një ekip që përballon mesatarisht 80-100 raste të urgjencave, të të gjitha llojeve çdo ditë. Të gjithë punojnë me orare të zgjatura, ndërsa shtretërit e urgjencës janë vazhdimisht të zënë me pacientë të prekur nga virozat e stinës, intoksikimet nga ushqimi, pijet, narkotikët apo traumat.

Një pjesë e diagnozave lidhen me stinën e verës, temperaturat e larta dhe ekspozimin e gjatë në diell. “Kjo ngarkesë lidhet me fillimin e sezonit turistik. Që prej qershorit situata në spitalin e Sarandës ka qenë më e ngarkuar. Për 24 orë trajtojmë 80-100 vizita që janë kryesisht pushues të huaj, por edhe shqiptarë me patologji të ndryshme. Këtë muaj, qershorin dhe korrikun ka mbizotëruar temperatura dhe patologji gastrointestinale që shoqërohen me diarre dhe me të vjella. Ka raste që janë paraqitur me konsumim alkooli por edhe të substancave narkotike”, tregon mjekja.

Megjithë ndihmën që ofrojnë dy qendrat verore shëndetësore në Borsh dhe Ksamil, fluksi i emergjencave drejt spitalit të Sarandës nuk ndalet. Çdo ditë ka të lënduar në det, rrëzime nga shkëmbinjtë, lëndime prej aksidenteve me motora, lëndimeve prej konflikteve, emergjenca prej alkoolit dhe drogës. Rastet e rënda janë referuar vazhdimisht drejt Tiranës.

“Sivjet ka pasur trauma jo aq prezente sa vitin e kaluar. Kanë qenë trauma të menaxhueshme. Disa trauma që kanë qenë më të mëdha janë transferuar me ambulancë ose helikopter në Tiranë. Kemi vetëm një rast të rëndë, një vajzë 13 vjeçe që u transportua me helikopter në Tiranë”, tha Daja.

Edhe pavioni i pediatrisë po jeton ditë intensive. Në një masë të madhe pacientët edhe në pediatri janë pushues. Mjekja pediatre Bardha Kuçuku tregon se rutina e ditëve të verës në spital lidhet me trajtimin e virozave, por edhe rastet mjaft të shprehura të Covid.

Spitali i Sarandës ka një kapacitet prej rreth 100 shtretërish dhe një xhiro mesatare të shtretërve 47% .Institucioni me rreth 30 mjekë dhe 100 infermierë përballon cdo verë kapacitet të 5 fishuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.