Dita e sotme me diell, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni afrikan po domino sërish pellgun e Mesdheut ku presim temperature të larta në territorin e Shqipërisë . Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira kalimtare në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 […]

Korrik 28, 2024 - 09:35
 0
Dita e sotme me diell,  temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni afrikan po domino sërish pellgun e Mesdheut ku presim temperature të larta në territorin e Shqipërisë .

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet, vranësira kalimtare në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      20/35°C

– Zonat e ulëta      22/39°C

– Zonat bregdetare 24/37°C

Ndërkaq, Kosova për dt. 28 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe  vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –21°C në mëngjes deri në 34°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.