Plagosi me çifte djalin e tij, Gjykata e Korçës lë në burg 83-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 83 vjecarin Agim Shkullaku, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. 83 vjeçari

Korrik 28, 2024 - 10:40
 0
Plagosi me çifte djalin e tij, Gjykata e Korçës lë në burg 83-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 83 vjecarin Agim Shkullaku, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

83 vjeçari nga fshati Stropckë vetëm pak ditë më parë pas një sherri që ka patur me djalin e tij 47 vjeçarin Përparim Shkullaku, ka qëlluar dy herë me çifte në gjoks ndaj tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për të moshuarin, masë e cila është pranuar nga gjykata ndërkohë që mësohet se avokati mbrojtës edhe për shkak të moshës së Shkullakut, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

47 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në kryeqytet por jashtë rrezikut për jetën. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.