EMRI/ Tritol banesës në Shkodër, detajet e para

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Ka qënë ora 03:36, kur persona

Korrik 28, 2024 - 10:40
 0
EMRI/ Tritol banesës në Shkodër, detajet e para

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Ka qënë ora 03:36, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi tritoli pranë derës së banesës të shtetasit Robert Gera.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast. Në pyetje janë marrë pjestarë të familjes që kanë mohuar të kenë konflikte me njeri dhe nuk kanë dyshime tek askush.

Shpërthimi tronditi zonën ndersa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Pritet që në ndihmë tu vijnë edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të kenë pikasur lëvizjet e dyshimta në zonë në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë vetëm pak minuta përpara këtij shpërthimi në një tjeter zonë të Shkodrës, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, rreth orës 03.32 kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW” në pronësi të shtetasit Erdi Kraja.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit, pasi ende nuk dihet nëse ka qënë i qëllimshëm apo si shkak i ndonje defekti elektrik. Edhe për këtë rast policia po ban kcyrjen e kamerave të zonës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.