Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari në Elbasan

Një 48-vjeçare është plagosur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në Elbasan. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është

Korrik 29, 2024 - 00:00
 0
Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari në Elbasan

Një 48-vjeçare është plagosur me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në Elbasan. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është shoqëruar në polici.

“Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.