Arrestohet me urdhër të SPAK Kryeprokurori i Vlorës! Në pranga edhe një ish-oficere gjyqësore dhe një avokat

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë. Të arrestuar janë shtetasi Astrit Vladi, avokati Radovan Çela dhe Eriona Dautaj. Kjo e fundit ka shërbyer më parë si oficere e policisë […]

Korrik 29, 2024 - 09:35
 0
Arrestohet me urdhër të SPAK Kryeprokurori i Vlorës! Në pranga edhe një ish-oficere gjyqësore dhe një avokat

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë.

Të arrestuar janë shtetasi Astrit Vladi, avokati Radovan Çela dhe Eriona Dautaj. Kjo e fundit ka shërbyer më parë si oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH. Aktualisht ajo rezulton të jetë studente në Shkollën e Magjstraturës.

Sa i përket Zarkës, më 9 maj të 2022 ai u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.