Kërkesa e Belerit për lirim me kusht, shtyhet seanca gjyqësore

Në Gjykatën e Fierit, është paraqitur sot Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht. Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 Korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në […]

Korrik 29, 2024 - 11:15
 0
Kërkesa e Belerit për lirim me kusht, shtyhet seanca gjyqësore

Në Gjykatën e Fierit, është paraqitur sot Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 Korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 Korrik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.