15 të shtruar me Covid tek Infektivi, ISHP: Po qarkullon varianti Omicron, simptoma të lehta

Në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona të prekur me Covid-19. Epidemiologu i ISHP Artan Simaku sqaron se prania e variant Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë. “Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa […]

Korrik 29, 2024 - 11:35
 0
15 të shtruar me Covid tek Infektivi, ISHP: Po qarkullon varianti Omicron, simptoma të lehta

Në spitalin infektiv janë të shtruar 15 persona të prekur me Covid-19.

Epidemiologu i ISHP Artan Simaku sqaron se prania e variant Omicron që po qarkullon aktualisht në Shqipëri, shfaq simptoma të lehta, por grupet e riskut nuk duhet t’i neglizhojnë.

“Gjatë stinës së dimrit ku mbizotëron qarkullimi i gripit Covid qarkullon nën nivel disa herë më të ulët, ndërsa tani ka mbizotërim me Covid. Ka të shtruar në spital dhe janë rreth 15 persona të shtruar të grupmoshës 65 vjeç e lart, janë grupmosha në risk dhe duhet të respektojnë masat; distancim fizik, të evitojnë grumbullimet, mbajtja e maskës dhe higjienë e mirë, të lajnë duart. Qarkullon varianti Omicron me nënvariantet e tij. Është një variant i lehtë me sëmundshmëri të lehtë, vetëm me shqetësime fyti, me temperaturë më të ulët se gripi dhe shenjat e përgjithshme”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.