Një tjetër xhudist nga Kosova në garë për medalje

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar në rrethin e parë të garës në Olimpiadë, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin në kategorinë deri

Korrik 29, 2024 - 12:40
 0
Një tjetër xhudist nga Kosova në garë për medalje

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar në rrethin e parë të garës në Olimpiadë, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai do të përballet në rundin e radhës me austriakun, Samuel Gassner.

Më herët gjatë ditës, xhudistja Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garës, ndërsa Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë një ditë më parë.

Si Nora, ashtu edhe Distria patën fituar medalje të arta në Tokio më 2021.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.