Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kalimash, ku një trajler i ngarkuar me krom është përmbysur në rrugë dhe

Korrik 29, 2024 - 12:55
 0
Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kalimash, ku një trajler i ngarkuar me krom është përmbysur në rrugë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, viktima me inicialet S. L 37-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të dëmtimeve, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.