EMRI/ Zbardhet misteri i vdekjes së biznesmenit në Sarandë, ju vinin eksploziv anijeve për shkak konkurence, humbi jetën gjatë “aksionit”

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur vdekjen e biznesmenit Armand Nelaj. Sipas policisë Nelaj bashkën me shokun e tij Eridon

Korrik 29, 2024 - 12:55
 0
EMRI/ Zbardhet misteri i vdekjes së biznesmenit në Sarandë, ju vinin eksploziv anijeve për shkak konkurence, humbi jetën gjatë “aksionit”

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur vdekjen e biznesmenit Armand Nelaj.

Sipas policisë Nelaj bashkën me shokun e tij Eridon Muho do i vinin ekploziv anijes që bënte linjën Sarandë-Korfuz për motive konkurence, por ekplozivi kas shpëthyer dhe i ka marrë jetën.

Ndërkohë që është arrestuar miku i tij Erindo Muho.

Njoftimi:

Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N.

Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.