Dhunoi 16-vjeçaren shtatzënë, procedohet penalisht i riu nga Roskoveci

Një 20-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit pasi ka dhunuar sistematikisht për 20 muaj me radhë bashkëjetuesen e tij të mitur. Vajza vetëm 16 vjeçe ka rrëfyer në polici se bashkëjetuesi e mbante të mbyllur në banesën e tij në Roskovec dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe gjatë muajve të […]

Korrik 29, 2024 - 13:20
 0
Dhunoi 16-vjeçaren shtatzënë, procedohet penalisht i riu nga Roskoveci

Një 20-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit pasi ka dhunuar sistematikisht për 20 muaj me radhë bashkëjetuesen e tij të mitur.

Vajza vetëm 16 vjeçe ka rrëfyer në polici se bashkëjetuesi e mbante të mbyllur në banesën e tij në Roskovec dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.”

E mitura u ka treguar oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit tek prindërit e saj dhe nëpërmjet telefonit i ka rrëfyer atij se do të abortojë fëmijën.

“Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 20 vjeçar me banim në Roskovec pasi ndaj tij ka një padi nga bashkëjetuesja 16 vjeçare me inicialet V.T, e cila sipas policisë lokale pretendon se është dhunuar sistematikisht prej muajsh nga 20 vjeçari M.Ç madje edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

16 vjeçarja V.T ka bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve.

Gjithnjë sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.