Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ULTIMATUM IK OSE RRI NE PUNE: Administrata Shetetit, per cdo pagese te kryer kerko Kuponin ose denonco

Ne e paguajmë çmimin për produktin që blejmë apo për shërbimin që marrim, po a shkon ajo pagesë në buxhetin e shtetit?

Korrik 29, 2024 - 13:25
 0
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ULTIMATUM IK OSE RRI NE PUNE: Administrata Shetetit, per cdo pagese te kryer kerko Kuponin ose denonco
Administrata Tatimore, ka nisur një fushatë këshilluese me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për deklarim real të detyrimeve tatimore, në zbatim të projektit për menaxhimin e riskut në sektorin e Turizmit (struktura akomoduese, bar-restorante, agroturizëm etj).  
Falë politikave mbështetëse dhe inkurajuese të qeverisë, biznesi vendas përfitoi masa lehtësuese fiskale, si: Zerimi i tatimit për TVSH-në deri në 10 milionë lekë dhe për Tatim Fitimin deri në 14 milionë lekë qarkullim. Masë, nga e cila përfituan rreth 88 % e subjekteve, pjesë e industrisë së Turizmit.
 
Sa më sipër, duke ditur se edukimi më i mirë është edukimi me shembuj, zgjodhëm t’ju drejtojmë këtë mesazh si mënyra më e mirë për të qenë të kujdesshëm ne të parët fillimisht sepse jo gjithmonë marrim faturën fiskale për paratë që shpenzojmë!
Kjo përpjekje kundër evazionit fiskal dhe informalitetit nuk do të jetë e vështirë nëse është e përbashkët, ndaj bashkëpunimi me konsumatorët në proces është shumë i rëndësishëm.
 
Ne e paguajmë çmimin për produktin që blejmë apo për shërbimin që marrim, po a shkon ajo pagesë në buxhetin e shtetit?
Ndaj kërkojmë sot kontributin tënd, të gjithësecilit prej jush, jo thjesht si përmbushje e detyrimt që rrjedh nga ligjet në fuqi, por si shenjë të vetëdijes dhe angazhimit qytetar, që duhet të kemi ne të parët, punonjësit e Administratës Publike!  
Le ta shndërrojmë këtë mision fisnik shërbimi ndaj publikut në një model qytetarie, që respekton veten dhe të ardhmen e fëmijëve!
Ndërgjegjëso familjarët, miqtë afër teje, të kërkojnë faturën tatimore për pagesat që kryejnë. Nuk është as turp! As padrejtësi! Është e drejta jote dhe detyrimi i atij që ta ofron!
Duke besuar në fuqinë e përbashkët për të ndërtuar modele të mira, le të kontribuojmë të gjithë bashkë për një sezon të mirë turistik, për një Shqipëri më të mirë për vete dhe për fëmijët tanë!
Faleminderit,
Administrata Tatimore

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.