Trump, mbështetësve të krishterë: Votoni këtë herë, pas katër vitesh nuk do t’u duhet të votoni më

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një deklaratë të pazakontë në një tubim fundjavën e kaluar në Florida. Përballë mbështetësve të tij, pjesë të një organizate konservatore të krishterë, Trump tha se pasi të votonin këtë herë, pas katër vitesh atyre nuk do t’u duhet ta bënin sërish këtë gjë. […]

Korrik 29, 2024 - 14:00
 0
Trump, mbështetësve të krishterë: Votoni këtë herë, pas katër vitesh nuk do t’u duhet të votoni më

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një deklaratë të pazakontë në një tubim fundjavën e kaluar në Florida.

Përballë mbështetësve të tij, pjesë të një organizate konservatore të krishterë, Trump tha se pasi të votonin këtë herë, pas katër vitesh atyre nuk do t’u duhet ta bënin sërish këtë gjë.

“Nuk keni pse ta bëni më. Edhe katër vite. Do ta rregullojmë këtë punë. Gjithçka do të shkojë mirë. Nuk do t’u duhet të votoni më”, tha Trump. “Të krishterët e mi të bukur, ju dua! Unë s’jam i krishterë. Ju dua! Dilni, duhet të dilni e të votoni. Pas 4 vitesh nuk do t’u duhet të votoni më. Do ta rregullojmë një herë e mirë. Nuk do të duhet të votoni më”.

Nuk ishte e qartë se çfarë donte të thoshte ish-presidenti me këtë shprehje, ndërkohë që kundërshtarët e tij e quajnë kërcënim për demokracinë, pasi e akuzojnë se u përpoq të rrëzonte me kryengritje rezultatin e vitit 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.