PAMJE/ Treni me mbi 800 pasagjerë del nga shinat në Rusi, të paktën 100 të plagosur

Të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit të Rusisë, njoftoi

Korrik 29, 2024 - 14:10
 0
PAMJE/ Treni me mbi 800 pasagjerë del nga shinat në Rusi, të paktën 100 të plagosur

Të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit të Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.

“Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit. 

Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.