50 vjet me F-16/ Avioni luftarak amerikan, gati për t’u zëvendësuar me F-35

Avionët e kompanisë amerikane Lockheed Martin F-16, janë mes avionëve me më shumë influencë në historinë e aviacionit luftarak. Kanë shënuar 50 vite nga prodhimi i avionit të parë. Për këtë arsye, është realizuar edhe një demonstrim i prodhimeve të vjetra e të reja në Royal International Air Tattoo, në Fairford, Gloucestershire. 50 vite më […]

Korrik 29, 2024 - 15:15
 0
50 vjet me F-16/ Avioni luftarak amerikan, gati për t’u zëvendësuar me F-35

Avionët e kompanisë amerikane Lockheed Martin F-16, janë mes avionëve me më shumë influencë në historinë e aviacionit luftarak. Kanë shënuar 50 vite nga prodhimi i avionit të parë. Për këtë arsye, është realizuar edhe një demonstrim i prodhimeve të vjetra e të reja në Royal International Air Tattoo, në Fairford, Gloucestershire.

50 vite më parë, prototipi YF-16 u ngrit për herë të parë në fluturim, në një ngjarje të papritur dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen për rolin e një avioni që më pas bota e njohu si F16 në mbrojtjen ajrore moderne.

Sot, F16 që njihen gjerësisht si Fighting Falcon, është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për NATO-n dhe flotën e koalicionit atlantik, i përdorur në operacione në 25 shtete të Aleancës.

Në një moment, F16 shihen gjithnjë si shtylla kurrizore, pjesa më e rëndësishme e ndërhyrjes diku në botë. F-16, i konceptuar fillimisht si një gjuajtës me peshë të lehtë dhe shumë i shkathët, ka evoluar për të shërbyer në role të ndryshme, duke u shndërruar në një luftëtar të gjithanshëm me shumë role.

Fluturimi fillestar i F-16 në 1974 ndodhi më herët se sa ishte planifikuar, kur piloti Phil Oestricher, që synonte të kryente një provë taksie me shpejtësi të lartë, u detyrua të ngrihej për shkak të devijimit dhe rrotullimit të papritur të avionit. Që nga ai udhëtim e fluturim i paplanifikuar, më shumë se 4600 avionë F16 janë prodhuar nga Lockheed Martin, që numërojnë në total 19.25 milionë orë fluturimi dhe 13 milionë fluturime. Avionët luftarakë F16 janë pesha kryesore e operacioneve mes vendeve europiane të NATO-s, me mbi 700 avionë në operacionet e vendeve të BE për të siguruar hapësirën e tyre ajrore dhe që kontribuojnë në mbulimin e operacioneve paqeruajtëse të NATO-s.

Por, prej muajsh tashmë, F16 dalëndagalë po kalojnë në një tjetër fazë, së paku në SHBA, por edhe NATO, sepse disa vende po e zëvendësojnë atë me një tjetër krijim të Lockhead Martin, avionët luftarakë super modern F-35.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.